Fqinjët zihen për rrugën/ U desh ndërhyrja e policisë për t’i qetësuar

TË FUNDIT

I zhurmshëm ishte ky mëngjes për banorët e lagjes “43” në Butel të Shkupit.

Kjo rrugë është bërë mollë sherri mes fqinjësh, deri aty sa erdhi edhe policia për të qetësuar gjakrat.

Një pjesë thonë se shumë vite më parë, këtë pronë të tyren, shteti e ka marrë dhe e ka shndërruar në pronë publike, ndërsa tani një fqinj aty afër e ka blerë nga shteti dhe e ka privatizuar. Për këtë ende janë në proces gjyqësor, andaj edhe kundërshtojnë vazhdimin e punimeve.

-E ka blerë tokën, a nuk mundet të na e lejojnë neve 30 shtëpi.
-E kujt është toka?
-Toka e jona ka qenë dhe e ka bërë kryetari shtetërore, pse tjetra nuk shkruan RM vetëm e jona.

“Të grindem unë me atë?! Ose të dalin kushërinjtë e mi 32 shtëpi, tani unë duhet të rrihem me atë?! Jo, jo. Nëse ai e fiton gjyqin, me zgjidhje të gjyqit, me gjeometër le të vijë, ka qeveri ka pushtet, ka shtet. Thotë deri këtu është e imja. Prit kush je ti?! Pa gjeometër pa praninë e komunës pa… vetëm policia dhe ai, askush tjetër.”

Edhe pse policia përkohësisht i ndaloi punimet dhe kërkoi që banorët-protestues të largoheshin nga rruga, më pas i dha leje palës tjetër që të vazhdonin me punë.

Disa prej tyre insistuan që të mos pritet shtylla, sepse siç deklarojnë, ajo është shenjë e vjetër që dëshmon se si ka qenë gjendja këtu vite më parë.

“Kjo rrugë është pleqtë e tanë prej 49-tës kanë ardhur e kanë blerë, kjo shtyllë është shenjë që duan ta humbin shenjën, kjo shtyllë ka qenë shenjë që këto shtëpi kanë qenë të lidhura qe 40 vite, le të vijnë ekspertët le ta incizojnë qe sa vjet është e vjetër kjo shtyllë këtu. E dyta..
-Kjo rruga a është publike?
-Rruga ka qenë publike, ja kushëriri jonë, eja Remzi këtu. Kushëriri jonë e ka pasur prej 79-tës, iu ka marrë e drejta.
-Nga kush iu ka marrë?
-Iu ka marrë nga.. o Remzi nga cila anë iu ka marrë e drejta prej cilit vit?
1979, sepse shteti e ka bërë rrugë shtetërore të RMV-së.
Megjithatë, shtylla u pre.

Pas kësaj policia ndërpreu punimet, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga komuna.

U përpoqëm të marrim qëndrim edhe fqinjët që kanë filluar të punojnë në atë rrugë, por nuk deshën të përgjigjen pa u gjetur një zgjidhje nga ana e komunës.

TV21 po ashtu pyeti edhe komunën e Butelit se a kanë dhënë leje për ndërtim dhe çfarë zgjidhje pritet nga ana e tyre, por deri tani nuk u përgjigjën.