Fotoja e Ancelottit me tri femra del të jetë “fake”! Federata braziliane sqaron skandalin

TË FUNDIT

Prania e Carlo Ancelotti në Karnevalet më të famshme në botë, me fanellën e kombëtares braziliane, u bëri atë menjëherë një nga pjesëmarrësit më të rëndësishëm të festimeve të këtyre ditëve.

Trajneri italian ishte spektator në sfilatat e San Paolo dhe Rio de Janeiro, në skenat respektivisht të Sambódromo dell’Anhembi dhe Marquês de Sapucaí.

Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale u bë viral një fotomontazh që tregon trajnerin Carlo Ancelotti që përqafon dhe puth tri femra njëkohësisht.

Një situatë e tillë e ka detyruar Federatën Braziliane të Futbollit (Cbf), të kontaktojë portalin G1 dhe të deklarojë se bëhet fjalë për një foto “false”, të krijuar me AI (Inteligjenca Artificiale).