Ushtarët amerikanë teksa kapin një fëmijë për të shpëtuar nga talibanët, është pamja që po përlot dhe prek zemrat e shumë njerëzve në botë.
Kjo fotografi e publikuar nga Guardian, duket të tregojë gjendjen e afganëve që synojnë të ikin nga forcat talibane, pasi vendin e lëshuan forcat amerikane.
“Nëse nuk mund te na merrni neve, merrini fëmijët tonë”, raportohet të kenë kërkuar shumë prindër në Afganistan./TV21

