Radhë të gjata janë krijuar në supermarketet në të gjithë Kievin, pas heqjes së një shtetrrethimi 36-orësh në kryeqytetin ukrainas të hënën.
Ora policore ishte në fuqi nga ora 17:00 e së shtunës deri në 8 të mëngjesit të së hënës dhe kërkonte që të gjithë banorët të qëndronin në shtëpi.
CNN raporton se në tre supermarkete, radhët ishin jashtëzakonisht të gjata dhe se raftet po zbrazeshin shpejt./TV21
Foto: CNN


