FOTO LAJM: Kastriot Rexhepi ngriti kartonin e gjelbër, votoi “për” Qeverinë e re

TË FUNDIT

Deputeti Kastriot Rexhepi ka qëndruar i ulur në pjesën e deputetëve të shumicës parlamentare dhe ka ngritur kartonin e gjelbër për të votuar “për” Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Loading poll ...

Edhe pse ende nuk është përcaktuar se si do të veprojë, nëse do t’i bashkohet ndonjë grupi parlamentar, Rexhepi në Kuvend figuron si deputet i Lëvizjes Besa, shkruan TV21.

Partia e ka përjashtuar nga të gjitha strukturat, pasi ai nuk u paraqit në seancën ku duhej të votohej mosbesimi i Qeverisë Zaev 2, megjithatë Rexhepi vazhdon të deklarohet “si Besa”.

Dy ditë diskutim për Qeverinë me kryeministër Dimitar Kovaçevski, u përqendruan edhe në deputetin Rexhepi.

Opozita vazhdon të akuzon pushtetin se “Rexhepi u kidnapua”. Sot e ftuan të mbajë fjalim, por Rexhepi qëndroi i “heshtur“.

Në momentin kur kryeparlamentari Talat Xhaferi e hodhi në votim përbërjen e re qeveritare, Rexhepi u pa duke votuar “për” Qeverinë e re./TV21