Forumi i të rinjve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa: Kazinotë vetëm në hotele me pesë yje

TË FUNDIT

Forumi i të rinjve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në konferencën e sotme për media theksuan se në programin e tyre zgjedhor është përfshirë se kazinotë do të lejohen vetëm brenda hoteleve me pesë yje.

“Siç e kemi përfshirë në program, premtojmë se me neve në qeverisje, kazinotë do të lejohen vetëm në hotele me pesë yje, e para sepse hotelet e tilla garantojnë se lojërat e fatit nuk do të jenë afër vendbanimeve dhe e dyta ato nuk do të jenë në dispozicion për të gjithë dhe kjo do ta ndërpresë këtë fenomen devijues. Mjaftë me luajtët me fatin e njerëzve. Për këtë, tani është koha për ndryshim”, theksoi kryetari i forumit rinor dega Çair, Liridon Baftiu.

Ata dërguan akuza, siç bënë të ditur, deri te partia shqiptare në pushtet se 18 vite gënjejnë se do t’i largojnë kazinotë një kilometër larg vendbanimeve, por, siç thonë, përkundrazi e kanë mbushur vendin tonë me kazino në të gjitha anët.

“Këto ditë dëgjojmë gënjeshtra të partisë shqiptare e cila është në pushtet 18 vite, se kinse do t’i largojnë kazinotë një kilometër larg lagjeve shqiptare. Megjithatë, të mos harrojmë se kjo parti e njëjtë e mbushi vendin tonë me kazino nga të gjitha anët. Sot, një qytetar i Maqedonisë së Veriut shpenzon mesatarisht 200 euro në vit në kumar, ndërsa kjo shumë për fat të keq vazhdon të rritet”, theksuan të rinjtë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa./MIA

Forumi rinor nga koalicioni ASH-AAA para mediave

Forumi rinor nga koalicioni ASH-AAA para mediave

Gepostet von TV21 am Montag, 29. Juni 2020