Shtrenjtësimi i ushqimit si pasojë e krizës ekonomike dhe energjetike, krejt kjo është një lojë gjeopolitike. Kështu ta ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu, forumi energjetik që po mbahet në Ohër.
“Kjo krizë, vjen si pasojë e luftës në Ukrainë dhe invazionit ku kemi çmime të larta në energji elektrike dhe në ushqim, kjo gjithashtu është lojë gjeopolitike politike dhe më këtë krizë gjeopolitike dhe gjithçka varet nga ajo lojë gjeopolitike”, tha Yorgos Papandreu, ish kryeministër i Greqisë.
Nikolla Delev drejtor i Bulgar-trans-gaz thotë se për ta kapërcyer këtë krizë duhet të punojmë të gjithë bashkë, duke lënë anësh politikat ditore.
“Nëse punojmë bashkë mund të mbijetojmë dhe kjo është mënyra e vetme për veprim dhe ballafaqim me këtë situatë. Ato misione dhe qëllime që i tha zv/kryeministri juaj vlejnë edhe për ne veçanërisht kur bëhet fjalë për resurset”, theksoi Nikolla Delev, drejtor bullgari.
Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi tha se ky forum energjetik po mbahet në momentin e duhur, sepse do të shërbej si shtysë për sfidat e ardhshme.
“Vlerësoj se ky forum po mbahet në momentin e duhur kur në gjithë Evropën edhe më gjerë ndodhet në krizë energjetike dhe botërore, e shtyrë nga faktorë të ndryshëm të cilët kuptohet të gjithë ne nuk jemi ata shtytësit por vetëm njerëz që mund t’i ndjekim ata dhe për tu përgatitur për sfidat e ardhshme”, pohoi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër.
Forumi mbahet sot dhe nesër në të cilin do të diskutohet për kapërcimin e krizës energjetike në vendin tonë.
