Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Paris Saint-Germain do të zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit te çerekfinaleve në Champions League në “Camp Nou”.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 3-1 në të mirë të Barcelonës, e cila tashme është pranë kualifikimit në gjysmëfinale të garës më prestigjioze ekipore në Evropë.
Skuadra spanjolle është e kompletuar për këtë ndeshje, kurse në anën tjetër PSG-ja do të jetë pa mbrojtësin kryesor Thiago Silva.
Formacionet e mundshme
Barcelona: Ter Stegen, Pique, Mascherano, Alba, Alves, Busquets, Rakitiç, Iniesta, Messi, Neymar, Suarez.
PSG: Sirigu, Luiz, Marquinhos, Maxwell, Van der Wiel, Verratti, Matuidi, Cabaye, Pastore, Cavani, Ibrahimoviç.
