“Forcat ruse janë në Kiev”, thirrje ukrainasve që të mos dalin nga shtëpitë

TË FUNDIT

Forcat ruse janë tani në Kiev, kanë thënë zyrtarët ukrainas përmes një postimi në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se “armiku” është në zonën Obolon, raporton transmetuesi britanik, BBC.

Autoritetet ukrainase kanë inkurajuar banorët lokalë të krijojnë kokteje molotovi për të luftuar, por edhe i kanë këshilluar që të gjejnë streha të sigurta.

“Qytetarë paqësorë, jini të kujdesshëm. Mos dilni nga shtëpitë!”