Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se u goditën 7 objektiva ajrore ruse

TË FUNDIT

Forcat e Armatosura të Ukrainës publikuan sot në mëngjes përditësimin e tyre të përditshëm, në ditën e 26-të të luftës.

Ato informuan se Forcat Ajrore të Ukrainës goditën shtatë objektiva ruse më herët të dielën – një avion, katër mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy raketa lundrimi.

Sipas tyre, pozicioni dhe natyra e veprimeve të forcave të mbrojtjes nuk kanë ndryshuar gjatë ditës së kaluar.

Forcat e Armatosura të Ukrainës bën të ditur se ka pati një rënie në intensitetin e përdorimit të avionëve të drejtuar nga Rusia, por se ajo përdori mjete ajrore pa pilot për të vlerësuar efektivitetin e sulmeve.

Në rajonet Donetsk dhe Luhansk thuhet se po kryhen masa mobilizimi të detyruar nga forcat ruse. BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./21Media