“Fondacioni Lorik Cana 5” dhe Komuna e Çairit, do të bashkëpunojnë për realizimin e infrastrukturës sportive në kopshtet publike

TË FUNDIT

“Fondacioni Lorik Cana 5” në bashkëpunim me Komunën e Çairit, do të nisin zbatimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës sportive në kopshtet publike. Qëllimi i realizimit të infrastrukturës sportive në kopshtet publike është për masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë të shëndetëshme. Ish mbrojtësi i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, sot pati një takim me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ky takim sa miqësor po aq edhe informativ dhe të dy shprehën dëshirën për të bashkëpunuar gjatë.