Fon der Lajen: Për tre javë rritje edhe më e madhe e numrit të rasteve me koronavirus

TË FUNDIT

Të dhënat nga Qendrat për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve tregojnë se koronavirusi shpejtë po përhapet në tërë Evropën dhe ne jemi thellë në valën e dytë. Në këtë moment, gjithnjë e më tepër njerëz infektohen, deklaroi shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

“Presim që këto numra të rriten gjatë dy deri tre javëve dhe atë shumë shpejtë do të rriten”, tha ajo.

Fon der Lajen, e përkrahur nga këshilltari i saj shkencor, Piter Pajot, tha se do t’u bëjë thirrje liderëve të vendeve anëtare të sigurojnë shpërndarje më të mirë të të dhënave përmes paltformës së formuar nga Qendra evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve.

“Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë, për shembull, ku mund të organizohen kapacitete për kujdes intensiv ose kujdes tejkufitar të pacientëve kur të nevojitet”, tha ajo.

Gjermania tanimë filloi të pranojë pacientë nga spitalet e stërngarkuara nga Belgjika dhe Holanda.

Fon der Lajen, epidemiologe me profesion, tha se do të vendos platformë për këshilltarët shkencorë kombëtarë nga 27 vendet anëtare të BE-së, që t’i ndajnë planet e tyre.