Fon der Lajen: Nuk duhet të bojkotohet G-20 për shkak pjesëmarrjes së Putinit

TË FUNDIT

Shefja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen sot deklaroi se nuk e mbështet idenë për bojkot të Samitit G-20 në Indonezi nëse në të merr pjesë edhe lideri rus Vlladimir Putin.

Ajo theksoi se formati i G-20 është nga vlera e madhe jo vetëm për vendet e zhvilluara, por edhe për vendet në zhvillim dhe sipas saj, e domosdoshme është të udhëhiqen biseda të gjera për gjendjet aktuale në botë.

Samiti i liderëve të G-20, në të cilin janë ftuar liderët e të gjitha vendeve-anëtare, ndër të cilët edhe presidenti i Federatës Ruse Vlladimir Putin, pritet të mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bali.

SHBA dhe vendet tjera aleate janë përpjekur t’i bëjnë  presion Indonezisë, e cila këtë vit kryeson me G-20, ta anulojë ftesën e Rusisë për pjesëmarrje në samit.

Megjithatë, Xhakarta zyrtare u përgjigj se i është dërguar ftesë Rusisë, se në Samit do të bisedohet për çështje ekonomike dhe se politika nuk mund të ndikojë  në agjendën e atij tubimi.

Në propozim të SHBA-së dhe aleatëve të saj, Qeveria indoneziane e ftoi edhe Ukrainën në samit.