Fon der Lajen: Britania e Madhe ta respektojë marrëveshjen për tërheqje nga BE-ja

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen në rrjetin social Twitter shkruan se Britania e Madhe duhet ta respektojë marrëveshjen e saj për tërheqje nga BE-ja, duke shtuar se protokolli për Irlandën dhe Irlandën Veriore është kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe integritetit të tregut të lirë.

“Besoj se Qeveria britanike do ta zbatojë marrëveshjen për tërheqje, obligim i dhënë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe parakusht për çdo partneritet të ardhshëm”, shkruan në Twitter kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen.