FMN: Pandemia mund të shkaktojë trazira sociale në disa vende të botës

TË FUNDIT

Valë trazirash sociale mund të shpërthejnë në disa shtete nëse masat e qeverive ndaj pandemisë së koronavirusit shihen si të pamjaftueshme ose favorizuese për të pasurit, thuhet në një raport të ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qeveritë nëpër botë tashmë kanë shpenzuar gati tetë trilionë dollarë për ta luftuar pandeminë dhe për t’i zbutur pasojat ekonomike, por pako të reja stimuluese do të jenë të nevojshme pas zbutjes së krizës, shkruan në raport.

Masat gjatë pandemisë kanë pasur pasoja në ekonominë globale, derisa vendet në zhvillim pritet të goditen më së rëndi, raporton Reuters.

“Përderisa protestat masive nuk kanë gjasa të ndodhin gjatë periudhës së izolimit, trazirat mund të shpeshtohen kur kriza të kalohet”, ka thënë Vitor Gaspar, drejtor i departamentit të çështjeve fiskale në FMN.

Tensionet tashmë janë bërë të dukshme, pasi izolimet kanë lënë shumë punëtorë pa punë dhe ata s’mund ta sigurojnë ushqimin.

error: Content is protected !!