Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski sot njoftoi se fluturimi i parë i linjës ajrore Sofje-Shkup dhe anasjelltas do të realizohet me 11 shkurt, përcjell TV21. Boçvarski theksoi se prej muajit të ardhshëm pritet që të nisin fluturimet e rregullta në këtë relacion.
“Më 10 shkurt do të kemi takim në Sofje bashkë me ekipet tona të Komisionit për Transport dhe Lidhje dhe Infrastrukturë dhe më 11 shkurt veçmë organizohet fluturimi i parë nga Sofja për në Shkup ku bashkë me delegacionet nga ana jonë dhe ministrit për Tur-operarorë nga Bullgaria do të jemi pjesë e atij fluturimi. Më 11 shkurt në Shkup do të organizojmë takim të përbashkët me tur-operatorët e Maqedonisë së Veriut ku pres të gjejmë të gjitha mundësitë dhe zgjidhjet më të mira për qytetarët që në të ardhmen kjo linjë të mund të operojë rregullisht në relacionin Sofje- Shkup dhe kuptohet edhe një destinacion i cili do të jetë mundësi shtesë për qytetarët”, deklaroi Boçvarski.
