Mesi i muajit gusht ka shënuar fluksin më të madh të hyrjes së pushuesve kosovarë në Shqipëri përmes Morinit. Mijëra automjete kane kaluar në këtë pikë kufitare. Sipas policisë se Kukësit, është punuar duke shfrytëzuar te gjitha kapacitetet per te shmangur radhët e gjata. Automjetet me targa te Kosovës janë lënë te lira pa kontroll, ndërsa pjesa e automjeteve me targa te huaja u janë nënshtruar nje verifikimi te përshpejtuar. Sipas Doganës se Morinit gjate fundjavës kaluan mbi 13 mije pushues kosovare. Ndërsa vetëm ne muajt qershor-korrik ne Morine kane kaluar mbi 700 mije pushues kosovarë.
