Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot nga Dubai është ekstraduar në Maqedoni Florim Limani, përcjell TV21. Sipas MPB-së, ky është ekstradimi i parë që Maqedonia ka realizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë.
“Sot (20.02.2026) nga Dubai në vendin tonë u ekstradua Florim Limani (33), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre vjetësh e gjashtë muajsh për veprën penale “prodhim, posedim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, e dënueshme sipas nenit 396 paragrafi 1 të Kodit Penal. Ky është ekstradimi i parë i realizuar i një personi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilin shteti ynë e ka kërkuar me fletarrest ndërkombëtar”, thonë nga MPB.
