Kjo është shtëpia ku humbi jetën 59-vjeçarja nga Nagoriçi i Vjetër. Ajo është viktima e parë e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin. 80-vjeçari, Boris Dimkov, i cili ka bashkëjetuar me të ndjerën, tregon se s’ka mundur ta shpëtojë pasi që zjarri ka shpërthyer shumë shpejtë. Pohon se ka humbur gjithçka ndërsa natën e ka kaluar tek fqinjët. Deri tash asnjë institucion nuk i ka ofruar ndihmë.
“Paratë më janë djegur, kuleta më është djegur. I gjithë dokumentacioni më është djegur. Asgjë nuk ka mbetur. Mbi 100 mijë euro kushton shtëpia. Këto janë vlerësimet e mia. Kisha 5 motorë, shoqen e humba, edhe paratë i humba. Gjithçka shkoi. Nuk kam denarë. Asnjë denarë s’e kam”, tha Boris Dimkov, banor.
Shtëpia e Bllagicës është gjysmë e djegur. Kanë pësuar vetëm kafshët që i ka ruajtur por edhe grurin që e ka mbledhur në thasë.
“Te unë vetëm kulmi i shtëpisë është djegur. Kam 3 dhoma dhe një tualet. Muret janë të çara. Brenda janë gjësendet nuk janë djegur. Ndërsa hambari, stalla, janë të djegura. Edhe kafshët janë djegur. Asgjë nuk kemi. 70 thasë grurë janë djegur”, tha Bllagica Jakimovska, banore.
Ekipet sot bënë ekspertizën dhe vlerësimin e dëmeve materiale. Banorët e këtij rajoni të janë revoltuar pasi, sipas tyre, ndihma shumë vonë kanë arritur në vendngjarje.
