Fjalimin e kryetarit të Këshillit të Europës Sharl Mishel, zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq e sheh si një kthesë serioze në politikën e BE-së ndaj zgjerimit. Kjo sepse për herë të parë pas zgjerimit të kaluar kemi përcaktim kohor të cilin personi zyrtar i BE-së e paraqet si termin të mundshëm për zgjerimin e ardhshëm, tha Mariçiq në një deklaratë për MIA-n.
“Është një sinjal shumë i rëndësishëm nga BE-ja që duhet të shfrytëzojmë. Kjo do të thotë se të gjitha përpjekjet që po bëjmë tani, këtë vit, të gjitha përpjekjet për të cilat na thonë se jemi me nxitim, janë të justifikuara dhe duam të kapim trenin, të kapim këtë mundësi që po na jepet”, tha Bojan Mariçiq – zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Lidhur me propozimin e presidentit të Këshillit Europian për futjen e një “klauzole besimi”, (confidence clause) Mariçiq vlerëson se kjo ngjall besim dhe shpresë që një shtet anëtar i sapo pranuar të mos ketë të drejtë të bllokojë një shtet fqinj për çështje të caktuara.
“Deri më tani, ato veto kanë krijuar trazira të mëdha në rajon, trazira të mëdha në BE dhe kanë goditur drejtpërdrejt kredibilitetin e BE-së. Në këtë mënyrë do të sigurohet që asnjë vend që do t’i afrohet BE-së nuk do të ketë mundësi të bllokojë fqinjin e tij në mënyrë që procesi të vazhdojë pa mëdyshje dhe pa pengesa. Në këtë kuptim, kryeministri Andrej Plenkoviq tha se është thelbësore që çështjet dypalëshe të përjashtohen nga procesi i negociatave në mënyrë që procesi të fitojë besueshmëri”, pohoi Bojan Mariçiq – zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Kryetari i KE-së në fjalimin e tij në Forumin strategjik të Bledit vendosi tajming deri në vitin 2030 për BE-në që të jetë e gatshme për anëtarësimin e vendeve tjera në Union. Ai dërgoi porosi të qartë për zgjerimin e ardhshëm.
