Me fjalë përmbyllëse të mbrojtjes sot në Gjykatën themelore penale në Shkup duhet të vazhdojë lënda për përgjimin e jashtëligjshëm “Target-Fortesa”.
Gjykimi rreth kësaj lënde filloi më 22 dhjetor të vitit 2017.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme ishin ndjekur 4.286 numrave telefonik për të cilat fare nuk ishin dhënë urdhra gjyqësorë, ndërsa 1.541 numra edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së validitetit të urdhrave gjyqësorë. U përgjuan mbi 20 mijë qytetarë.
Prokuroria, në fjalët përmbyllëse në seance e kaluar, theksoi se edhe përkundër të gjitha pengesave me të cilat janë përballur në hetim, kanë arritur të dëshmojnë se të akuzuarit i kanë kryer veprat për të cilat ngarkohen dhe kërkoi dënime maksimale me burg.
Përfaqësuesi i Agjencisë për siguri nacionale tha se Agjencia mbetet në kërkesën pronësore-juridike prej 1.418.897 eurove.
Procesin e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov.
