Fitorja në Tetovë i jep krahë opozitës! Kasami dhe Gjorçev kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare

TË FUNDIT

Fitorja në Tetovë ndaj oponentëve të tyre i ka dhënë krahë opozitës, gjegjësisht Besës dhe VMRO-DPMNE-së që të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lideri i Besës Bilall Kasami tha se BDI më nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve.

Për një periudhë të shkurtër ne dy herë e fituam BDI-në, sigurisht që legjitimiteti i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duke punuar këtu nga Tetova tregon se nuk është më me BDI-në prandaj ne edhe njëherë nga sheshi i Tetovës kërkojmë zgjedhje të parakohshme që vullneti i shqiptarëve nga Struga deri në Kumanovë të vijë në vend dhe përfundimisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të kenë një përfaqësues të denjë edhe ën pushtetin qendror ashtu siç më e ka në Tetovë”, tha Bilall Kasami – BESA.

Duke iu referuar votave nga rezultati i zgjedhjeve për këshillin e Tetovës, nga VMRO DPMNE thonë se janë në avantazh 2-1 ndaj LSDM.

“Qeveria e LSDM është delegjitimuar nga një numër i madh i qytetarëve. Krahasimi i votave përmes VMRO dhe LSDM është 2-1, në këshill është 4-2, nëse atë e pasqyrojmë në nivel të Maqedonisë krahasimi edhe në vota edhe në anketa është 400 mijë vota për VMRO-DPMNE dhe 200 mijë për LSDM. VMRO DPMNE fitoi bindshëm duke i falënderuar qytetarët dhe hajde sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje“, deklaroi Vllatko Gjorçev – VMRO DPMNE.

Zgjedhje të parakohshme partitë opozitare kanë kërkuar edhe më herët, por përgjigja e partive në pushtet, BDI dhe LSDM, ka qenë se zgjedhjet do të jenë të rregullta dhe se do të mbahen në vitin 2024.