Galatasaray e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 4:2 ndaj Lillet, të martën Galata e fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së katërt të Championsit.
E mposhti në Stamboll skuadrën gjermane, Stuttgart.
Në fitoren e Galatës shkëlqeu futbollisti rus, Aleksey Batrakov.
Ai i shënoi dy golat e fitores.
Golin e parë e realizoi në minutën e 12-të, kurse tre minuta më vonë e shënoi edhe golin e dytë.
Galatasaray nga katër ndeshje ka gjashtë pikë, derisa Stuttgarti ka një pikë më shumë se skuadra turke.
