Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të mëdha në përballje me Malagan, duke e mundur me rezultat 3-1, sonte në “Bernabeu”, në kuadër të La Ligës spanjolle.
Futbollistët e skuadrës madrilene shfaqen një lojë spektakolare duke qenë dukshëm skuadër më e mirë se ekipi i Malagas, edhe pse madrilenët fituan me rezultat të ngushtë.
Sergio Ramos (24’) hapi llogarinë në këtë ndeshje duke kaluar ekipin “Los Blancos” në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilën skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesën e dytë, ishin madrilenët ata që e kontrollonin ndeshjen, dhe në minutën e 69-të James Rodriguez me një super gol dyfishoi epërsinë e Realit në 2-0.
Por, nuk vonoi shumë, sepse dy minuta më vonë mysafirët përmes Janmi ngushtuan epërsinë në 2-1, por kjo ishte krejt çfarë bëri skuadra e Malagës, ndërsa super ylli portugez Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë për ekipin “merengues” në minutën e fundit të ndeshjes.
Reali ka mundur të shënojë edhe më shumë gola, pasi krijoj një mori rastesh, derisa Ronaldo dështoi nga pika e bardhë në minutën e 67-të.
Real Madrid mbetet në pozitën e dytë më 76 pikë, dy më pak se Barcelona, kurse Malaga renditët e shtata më 46 pikë.
