Fitoi 26 milionë dollarë në lotari, humb biletën në lavanderi!

TË FUNDIT

Një grua që pretendon të ketë blerë biletën fituese në një short të Lotarisë në Kaliforni prej 26 milion dollarë thotë se e la atë në xhepin e pantallonave dhe e shkatërroi atë në lavanderi, raportojnë mediat amerikane.

Bileta fituese SuperLotto Plus u shit në një dyqan në periferi të Los Angeles të Norwalk në nëntor.

Gruaja, thuhet se u kap nga kamerat duke blerë një biletë në dyqan në atë kohë.

Por afati i caktuar për të kërkuar çmimin kaloi të enjten.

Një anëtar i stafit në dyqanin në Norwalk, Esperanza Hernandez, tha se një grua e kishte vizituar të Mërkurën duke pretenduar se ajo ishte fituesja, por se e kishte humbur biletën.