Finlanda për të pestin vit me radhë është shpallur shteti më i lumtur në botë, në renditjen e bërë nga Kombet e Bashkuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, e cila festohet më 20 Mars. Finlanda, si të gjithë fqinjët e saj skandinavë, mori nota shumë të larta për të gjithë parametrat e Raportit të Lumturisë Botërore, si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët.
Pas Finlandës radhitet Danimarka dhe Islanda, e ndjekur nga Zvicra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e Re.
Renditja përfshinë 146 vende, me Maqedoninë që renditet e 89-ta, që është pesë pozicione më para në krahasim me raportin e vitit të kaluar.
Në fund të listës,si vend më i pakënaqur në botë është Afganistani, përpara Libanit, Zimbabve, Ruandës dhe Botsvanës.
