Finlanda mund të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë

TË FUNDIT

Finlanda ka thënë të martën për herë të parë se është duke shqyrtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë, pasi Ankaraja mund t’i vë bllokadë kësaj të fundit.

Finlanda – e cila ndan një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë – dhe Suedia, kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, duke iu dhënë fund politikave disavjeçare për mospërfshirje ushtarake.

“Ne duhet të vlerësojmë situatën, nëse ka ndodhur diçka që në periudhë afatgjatë do ta parandalojë Suedinë kah ecja përpara”, ka thënë ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto për transmetuesin Yle.

Megjithatë, ai ka shtuar se është “shumë herët për të marrë qëndrime” dhe se aplikimi i përbashkët përbën “opsionin e parë”.

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, u ka thënë mediave të martën se ai është “në kontakt me Finlandën, për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh”.

error: Content is protected !!