Në Kodrën e Diellit më nën fund filluan punët për ndërtimin e rrugës së vikend shtëpizave. Kryetari i Tetovës Bilall Kasami tha se kjo rrugë do të ndërtohet në bazë të të gjithë standardeve.
“Projekti është që gjithë rruga, infrastruktura brenda vikend-shtëpizave të rindërtohet të riparohet, të kemi një rrugë të re me gjitha kushtet dhe standardet, dhe në njërën anë të rrugës do të ketë edhe trotuar. Do të kemi një investim që ka qenë i kamotshëm për rrugën dhe lagjet e vikend-shtëpizave në Kodrën e Diellit si qendër turistike”, tha Bilall Kasami- kryetar i komunës së Tetovës.
Kryetari i bashkësisë lokale të vikend-shtëpizave Avzi Rizvani tha se bashkë me pronarët e shtëpizave ata janë të gatshëm të kontribuojnë financiarisht vetëm e vetëm të asfaltohet kjo rrugë.
“Jemi në bashkëpunim dhe mendoj se do ja arrijmë qëllimin ne si qytetarë të kësaj lagje do të mundohemi në maksimum që të ndihmojmë me mjetet tona financiare dhe shpresojmë që do të ja dalim. Ky problem i kësaj rruge është i kamotshëm por asnjëherë nuk kemi has në një vesh që të na kuptojë hallet tona dhe kjo garniturë ishte me gatshme që t’i ndihmojë kësaj lagje”, theksoi Avzi Rizvani – kryetari i Bashkësisë Lokale.
Komuna e Tetovës duhet që këtë vit të filloj edhe qarkoren në fshatin Lisec. Kasami e premtoi planin urbanistik në këtë vend turistik dhe sipas tij aty janë paraparë hotele dhe vikend-shtëpiza.
