Me maska, antiseptikë, shishe për disa përdorime për ujë për secilin nxënës, me mbajtje të distancës së nevojshme dhe nën rregulla dhe protokolle shëndetësore, por edhe me person përgjegjës për Kovid-19 në çdo shkollë, sot fillon viti shkollor në Greqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Klasat do të jenë në përbërje të plotë, gjegjësisht me praninë e të gjithë nxënësve, ndërsa mësimi do të fillojë në ira 8:15 minuta.
Për fëmijët dhe nxënësit nga 4 deri në 18 vjet. gjegjësisht të moshës parashkollore dhe në kopshte nga 4 deri në 6 vjeç, si dhe në shkollat fillore dhe të mesme, por edhe për mësimdhënësit dhe profesorët, është e nevojshme mbajtja e maskës, e cila do të jetë falas për të gjithë.
Në orën e parë është paraparë që nxënësve t’u prezantohen masat për mbrojtje nga Kovid-19, në pajtim me udhëzimet nga Organizata kombëtare për shëndet publik dhe t’u ndahen maskat, shishe për ujë dhe librat.
Komunat dhe shkollat në ditët e fundit intensivisht kanë punuar në përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, ndërsa disa nga komunat, me vetiniciativë vendosën “pleksigles” mes dy karrigeve, që të mbrohen nxënësit.
Në rrjetet sociale në Greqi ekzistojnë grupe të cilat bëjnë thirrje që nxënësit të mos mbajnë masak në shkollë, prindërit që janë anëtarë të grupeve pohojnë se ose fëmijët e tyre do t’i dërgojnë në shkollë pa maskë ose do të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk do ta ndjekin mësimin.
Javën e kaluar madje mbajtën edhe protestë në shumë qytete të Greqisë.
Megjithatë, ministrat kompetentë ditëve të fundit porositën se nëse ndonjëri prej nxënësve nuk mban maskë, atëherë nuk do të mund ta ndjekë mësimin dhe do të marrë mungesë paarsye.
Paralelisht, çdo shkollë do të duhet të caktojë person përgjegjës për Kovid-19 i cili do të jetë i obliguar për raste të dyshuara ose të konfirmuara të koronavirusit.
Detyra e përgjegjësit, i cili do të ketë edhe zëvendës të tij, do të jetë që t’i informojë punonjësit në arsim dhe prindërit për paraqitjen eventuale të rastit të dyshimtë, si dhe për udhëzimet aktuale nga Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë.
Nëse tek ndonjëri prej nxënësve, derisa është në shkollë, paraqiten simptoma të koronavirusit, atëherë menjëherë njoftohen prindërit, ndërda fëmija izolohet dhe ndiqen rregullat higjienike.
Në atë rast testi të jetë pozitiv, atëherë do të kontrollohen të gjitha kontaktet e afërta të nxënësit, gjegjësisht shokët e tij në shkollë të klasës dhe do të jenë në karantinë 14 ditore.
Viti shkollor sot do të fillojë në të gjitha pjesët e Greqisë, me përjashtim të Lezbosit dhe Pepas ku të gjitha shkollat do të mbesin të mbyllura deri të mërkurën, për shkak të numrit të rritur të rasteve pozitive të Kovid-19 në zonat konkrete.
