Fillon vaksinimi në disa qytete të vendit

TË FUNDIT

Në disa qytete të vendit ka filluar vaksinimi i personave mbi 77 vjeç me vaksinën “AstraZeneca”.

Vaksinimi në bëhet në Shkup në Poliklinikat “Jane Sandanski”, “Bukuresht” dhe Çair, si dhe në shtëpitë e shëndetit në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë dhe Kavadarc.

Me këtë filloi imunizimi masiv i popullatës dhe qytetarëve që i përkasin grupit 1B.

Mbrëmë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në TV21, tha se vaksina AstraZeneca nuk do t’u jepet personave nën moshën 60-vjeçare.

Nga e premtja vaksinimi do të fillojë edhe në qytetet tjera të vendit. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë në dy ndërrime edhe atë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 20:00 pasdite.

Për imunizimin masiv të qytetarëve do të vendoset në funskion edhe Salla “Boris Trajkovski”.