Ka nisur në orën 11:00 e kësaj të hëne, seanca e qeverisë së Serbisë, në të cilën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duhet të informojë kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrat për bisedimet me të dërguarit ndërkombëtarë për propozimin evropian për Kosovën.
Më herët, Vuçiq ka deklaruar se pas bisedimeve me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Beograd, se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun me Kosovën, shkruan N1.
Këtë e ka konfirmuar për gazetarët përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, diplomati sllovak Miroslav Lajçak.
Aleksandër Vuçiç do t’u drejtohet sot qytetarëve të Serbisë për t’i informuar me problemet dhe zgjedhjet me të cilat sipas tij, po përballet vendi pas vizitës së delegaçionit të BE-së dhe SHBA.
Ndërkaq, kanë nisur të artikulohen ide edhe për një dorëheqje të mundshme të Vuçiq nga drejtues i Partisë Progresiste të Serbisë.
