Fillon pranvera

TË FUNDIT

Pranvera në vendin tonë dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 10 e 37 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta.

Dita e parë e pranverës është dita e 79-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 05 minuta. Dielli lindi në orën 5 e 39 minuta ndërsa do të perëndojë në orën 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë 92 ditë, deri më 21 qershor në orën pesë e 32 minuta, kur me kalendar fillon vera.

Përllogaritja verore e kohës, do të fillojë fundjavën e fundit të muajit, natën mes datës 28 dhe 29 mars kur akrepat e orës duhet të zhvendosen për një orë përpara.

Pritej që nga ky vit zhvendosja e akrepave të jetë e fundit. Parlamenti Evropian më 4 mars të vitit 2019 votoi që të hiqet përllogaritja sezonale e kohës nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së akoma nuk ka marrë vendim përfundimtar, dhe nuk është e sigurt nëse kjo do të jetë zhvendosja e fundit e akrepave të orës në BE.

Ndryshimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, zbatohet edhe në shumë vende të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si edhe në shumë shtete të tjera në botë