Fillon ndërtimi i rrugës Strugë-Qafë Thanë/ Grubi premton edhe ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-Strugë

TË FUNDIT

Përfundimisht pas shumë kërkesash e protestash të banorëve të Strugës, fillojnë punimet për rehabilitim e rrugës Strugë-Qafë Thanë.

Drejtori i ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi tha se rehabilitimi i kësaj rruge do të përfundojë për 15 muaj.

“Kemi siguruar mjete financiare 7.9 milionë euro dhe pritet që për 15 muaj rehabilitim të tërësishëm të kësaj rruge magjistrale  shumë të rëndësishme si për banorët e këtij rajoni por edhe për të gjithë qytetarët e RMV-së”- deklaroi Ejup Rustemi-Drejtor I NP “Rrugët Shtetërore”.

Ndërkaq zv/kryeministri Artan Grubi ende pa u përfunduar projektet që janë nisur paralajmëroi një projekt tjetër madhorë që është hekurudha Kërçovë-Strugë-Shqipëri.

“Projekti i radhës që shpresoj se do të fillojmë ta ndërtojmë vitin e ardhshëm është hekurudha nga Kërçova deri në Strugë dhe shpresoj se në nëntor do te kemi mbledhje të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë ku do të flasim për lidhjen e dy hekurudhave tona”- tha Artan Grubi -Zv/Kryeministër

Rustemi u pyet edhe për rrugën Ohër-Shën Naum e cila është e shkatërruar tërësisht. Ai tha se ka projekt, por tani po shqyrtojnë mundësitë financiare, sepse janë rritur çmimet ndërtimore.