Fillojnë fluturimet në Aeroportin e Kukësit

TË FUNDIT

Aeroporti Ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut” në Kukës sot zyrtarisht filloi punën.

Aeroplani i parë që zbriti në këtë aeroport ishte me 67 pasagjerë nga Zyrihu i Zvicrës.

Udhëtarët u pritën me tapet të kuq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar punën në këtë aeroport dhe ka publikuar disa fotografi. “Me këmbë të mbarë në Kukës”, ka shkruar Rama.

Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul më 18 prill./21Media