Filloi viti shkollor, nxënësit rikthehen në banka, disa në ambiente të mbyllura, disa në qiell të hapur

TË FUNDIT

Pas 7 muajve nxënësit u rikthyen në shkollë.
Të gjithë dezinfektonin duart, u matej temperatura, mbanin maska dhe uleshin në distancë.
Nxënësit që për herë të parë u ulën në bankat shkollore, ishin të lumtur.

“Ju uroj fillim të suksesshëm të vitit shkollor. Do të shoqërohemi, do të mësojmë para se gjithash. Ashtu? Po. A doni të vini në shkollë apo dëshironi të qëndroni në shtëpi? Po, na shkohet në shkollë. Cilit i vihet në shkollë? Mua, mua, mua…”

Disa takoheshin në ambientet të mbyllura të shkollës.
Disa të tjerë në qiell të hapur.
Risi ky vit po paraqet edhe për mësueset.  Frikësohen nga ajo se shkollat mund të bëhen vatër e re e virusit Kovid-19.

-Të gjithë jemi përgatitur, me të gjithë protokollet. Fëmijët janë të përgatitur dhe mendojmë se shpejtë do të kalojë gjithë kjo që të kthehemi në normalitet. Ka interesim të madh, të gjithë duan të vijnë në shkollë”BURBUQE QERIMI – MËSUESE  (00:22 – 00:42) 00027 ALB
“Sot jam në momente shumë të vështira, sepse e shoh se fëmijët kanë frikë. Si thonë, “Digjet vetura, përhapet zjarri”. Faktikisht edhe këtu është e njëjta. Këtu zjarri janë fëmijët,-tha Maja Jankova, mësuese.

Drejtorët optimist, se nxënësit janë të sigurt në shkolla.

-Mendoj se gjithçka është gati. Besoj se fëmijët janë të sigurt,- pohoi Driton Ganiu, drejtor i shkollës “26 Korriku”.

Ndërkohë, prindërit të lumtur që janë hapur shkollat. Kërkojnë edhe fëmijët tjerë të kthehen në shkolla, sepse nuk kanë kushte për të ndjekur mësimin online.

-A është mirë që po hapen shkollat?

-Po, po normal se është mirë, -tha një prind.

-Po, shumë mirë që po hapen shkollat. Si të ka mundësi që edhe gjeneratat tjera të mund të vazhdojnë edhe klasat e katërta dhe të pesta, se sa online. A keni ju edhe fëmijë të tjerë? Po, i kam edhe dy fëmijë të tjerë. Njëri klasa e pestë, tjetri klasa e gjashtë. Nuk do të qëndrohet me online, nuk ka mundësi gjithkush të blejë kompjuterë dhe laptopë. Ju a i keni siguruar kompjuterët, sot si do të vazhdojnë fëmija. Jo ende, nuk e di si do t’ua mundësojmë,-deklaroi një prind.

Ministrja përsëriti, se zgjidhja për këto nxënës është të ndjekin mësimin nga televizioni.

-Fëmijët që nuk kanë aparaturë IT mund ta ndjekin mësimin nga Radiotelevizioni i Maqedonisë”. Edhe në gjuhën maqedonase edhe në atë shqipe,- Milla Carovska,ministre e Arsimit.

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev premtoi, se do të gjejë zgjidhje për këta fëmijë. Por tha se nëse hapet tender për furnizim me laptopë, procedura mund të zvarrisë deri në prill. Po kërkon për mënyra më të shpejta dhe ndihmë nga biznesmenët.

Leje nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse që të zhvillojnë mësim me prani fizike kanë marrë 600 shkolla fillore. mësimi në formë online ka filluar sot edhe për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët.

Shkollat u mbyllën gjatë mesit të marsit, për të parandaluar shpërndarjen e virusit Kovid-19, ndërkohë që mësimi ishte realizuar pa platformë të unifikuar.