Filloi viti shkollor edhe në Rumani

TË FUNDIT

Në Rumani sot filloi viti i ri shkollor, ndërsa rreth 2,8 nxënës do ta ndjekin mësimin në kushte të posaçme për shkak të pandemisë me koronavirusin e ri.

Disa nga nxënësit mësimin do ta ndjekin nga shtëpia, disa të tjerë sipas sistemit hibrid, ndërsa një pjesë tjetër do të shkojnë në shkollë.

Ministrja rumune e Arsimit Monika Anisie deklaroi se në pajtim me situatën epidemiologjike, 12.423 shkolla do të punojnë sipas të ashtuquajturit skenar i gjelbër, 4.915 sipas skenarit të verdhë, ndërsa 263 shkolla në pajtim  me skenarin e kuq.

Skenari i gjelbër do të thotë prani e fëmijëve në kopshte dhe në shkolla me respektim të masave preventive. Përderisa sipas skenarit të verdhë, fëmijët do të marrin pjesë në kopshte dhe shkolla çdo të dytën javë, ndërsa skenari i kuq është ndjekja e mësimit nga shtëpia.