Filloi thirrja për masat IPARD 3 në Maqedoninë e Veriut: Investim minimal prej 50 mijë eurove, ndërsa maksimal 1.5 milion euro

TË FUNDIT

Filloi thirrja për masën e tretë nga programi i ri IPARD 3, me buxhet total prej 14 milionë eurove për investime, kumtoi Ministria e Bujqësisë, përcjell TV21. Masa e tretë ka të bëjë me investime në mjete themelore për përpunimin dhe marketing të produkteve bujqësore.

Mbështetja financiare është bashkëfinancimi i investimeve deri më 50% të shpenzimeve të pranuara të përgjithshme. Mbështetja mund të arrijë edhe deri më 60% tek investimet për efikasitet energjetik, prodhimin e biomasës dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë për nevoja vetanake deri më 50 mijë euro, ndërsa mbështetja maksimale mund të arrijë deri në 1.5 milion euro për përdorues.