Në komisionin për Çështje Evropiane ka filluar seanca për Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, kryetari i komisionit Artan Grubi tha se janë dorëzuar më shumë se 30 amendamente të deputetëve ndërkaq shërbimet e Kuvendit akoma po pranojnë amendamente rreth Propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Deri tani 20 amendamente ka dorëzuar VMRO-DPMNE-ja, 16 LSDM-ja, 10 BDI-ja dhe 3 amendamente nga Aleanca për Shqiptarët. Debati në komision do të fillojë kur palët të kenë harmonizuar qëndrimet e tyre./TV21
