Fillkov tha se Kasami mund ta shkarkojë kur të bëhet kryeministër, Kasami: Në mbrëmje flasim për veprimet tona

TË FUNDIT

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk deshi t’i komentojë reagimet e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili pas deklaratave të Kasamit në Click Plus të TV21, tha se “Kasami mund ta shkarkojë kur të bëhet kryeministër”. Kasami tha se mbetet në qëndrimet që i tha në Click Plus dhe se në mbrëmje do të dalin me vendime pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të partisë.

Në lidhje me: Fillkov: Kur të bëhet Bilall Kasami kryeministër, atëherë me siguri do të tregojë se kush do të jetë ministër dhe kush jo

Kasami: Rikonstruimi i Qeverisë pritet ta përfshijë edhe Fillkovin! Po mundohet që dështimin e tij ta mbulojë duke e rikthyer çështjen te temat ndëretnike

A do të largohet Fillkov nga funksioni i ministrit të Drejtësisë? Mickoski: Pyesni Kasamin

“Atë çka pata mbrëmë ta them në emision, e thash. Sot jemi për promovimin e këtij shërbimi. Në mbrëmje do të kemi vendim të Kryesisë ku ne do të flasim për veprimet tona, apo për atë që e thash, llogaridhënien e funksionarëve tanë në qeveri”, tha Kasami.