Policët e Kumanovës kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Tetova me iniciale M.J. dhe një 46-vjeçar nga Kumanova me iniciale Sh.Sh. pasi dyshohet se bashkërisht, gjatë dy ditëve paraprake kanë kryer disa vepra penale, transmeton TV21.
“Më datë 04.09.2023 në Parkun e Qytetit në Kumanovë fizikisht kanë sulmuar të punësuarin në Ndërmarrjen Publike “Pastrim dhe gjelbrim” dhe e kanë kërcënuar me mjet të mprehtë. Të njëjtën ditë, M.J. dhe Sh.Sh. kanë hyrë në objekt hotelerik në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë dhe kanë marrë një çantë. Gjithashtu, kur kanë qenë në stacion policor me mjet të mprehtë janë përpjekur të sulmojnë nënpunësit policorë. Që dy janë mbajtur nën arrest dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të vijojë kallëzim penal”, thonë nga MPB-ja.
