Fillimi zyrtar  i kontrolleve të përbashkëta në kalimin kufitar Tabanoc – Preshevë do të jetë në fund të muajit të ardhshëm

TË FUNDIT

Më 12 korrik të këtij viti Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë nënshkruan marrëveshje për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë, por nga Drejtoria Doganore bëjnë të ditur se fillimi zyrtarë i kontrolleve të përbashkëta do jetë në fund të muajit gusht.

Ky koncept i kontrolleve të përbashkëta kufitare ( One-stop-shop) nënkupton procedura më të lehta që kryhen në një vendkalim kufitar me numër minimal të ndalimeve, ku kontrollimi i udhëtarëve, mallrave bëhet vetëm në një vend. Me këtë do të arrihet një harmonizim më i madh dhe lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese në komunikacionin rrugor.

Ndërkaq udhëtarët dhe transportuesit që do të udhëtojnë nga Serbia drejt Maqedonisë së Veriut, kontrollin do ta kryejnë në pikëkalimin kufitar Tabanoc nga autoritetet e Serbisë ndërsa ata që udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë kontrollin do ta kryejnë në pikëkalimin kufitarë në Preshevë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.