Virusi është këtu në mes nesh dhe nuk do të zhduket dhe se duhet patjetër që t’i respektojmë të gjitha masat, tha ministri i Shëndetsisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se për korona virusin ende nuk ka vaksinë prandaj qytetarët doemos duhet të respektojnë masat për mbrotje nga virusi.
-Një pjesë e madhe e asaj se si do të zhvillohet edhe më tej puna me virusin varet nga të gjithë ne me respektimin e masave. Atë që e kemi themi ditëve kaluara se epidemia është nën kontroll është në bazë të analizave që janë bërë në lidhje me kapacitet e sistemit shëndetësor dhe ndjekja e saktë e kontakteve e të infektuarve të rinj. Nuk ka mënyrë tjetër përveç distancës fizike, maskave mbrojtëse dhe mbajtja e rregullt e higjienës dhe dezinfektim i duarve që mund t’i japin fund transmetimin të virusit edhe më tej,- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. /TV21
