Filipçe: Situata me Covidin drejt stabilizimit, në Tetovë kishte 120 pacientë të shtrirë, tani janë 90

TË FUNDIT

Situata me koronavirusin në vend po shkon drejt normalizimit. Kështu pohon ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se kontrollet nëpër spitale infektive janë reduktuar. Në Tetovë ku kishim 120-të pacientë të shtrirë, tani janë 90-të.

 “Po ulet edhe numri i kontrolleve nëpër spitale. Një nga indikatorët më të mëdhenj janë kontrollet në Klinikën Infektive. Atje kishte nga 123-120 kur kishte presion të madh tani ka 90. Nuk kemi numër të madh të pacientëve të hospitalizuar as në Spitalin e Tetovës, momentalisht kemi 90 pacientë përkundër 120 sa ishin më herët. Ashtu që të gjitha këto parametra flasin se situata po përmirësohet dhe këto janë shenja të mira”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Moshat e reja janë aktualisht më të ekspozuar ndaj virusit covid dhe ata janë ndërmjetësuesit kryesorë, për shkak të kontakteve u shpreh ministri Filipçe. Me këtë rast ai njoftoi se nga e enjtja do të hapet një pikë e re vaksinimi në Universitetin e Shën Kirilidhe Metodi, me qëllim që studentët të përfshihen më shumë në imunizim.

 “Analizat tona tregojnë se shtrirja e vaksinimit po rritet, veçanërisht në mesin e qytetarëve të moshuar, mbi 40 vjeç janë vaksinuar mbi 53 % nga popullsia e plotë. Kjo është arsyeja pse ne tani po theksojmë rëndësinë e vaksinimit te të rinjtë. Tani ata janë kategoria që është më pak e mbrojtur. Virusi po përhapet mes tyre , ata janë ndërmjetsues dhe ata mund ta përhapin virusin tek familjet e tyre”, shtoi Filipçe.

Ndryshe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID-19 ka kaluar mbi 180 mijë, ndërsa numri i rasteve aktive është mbi 15 mijë.

Raste aktive më së shumti ka në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë, ndërsa me më pak në Demir Kapi, Dojran dhe Pehçevë.