Filipçe: Sistemi shëndetësor po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot ka mbajtur takim koordinues me drejtorët e Covid-Qendrave në vend. Në takim koordinues kanë biseduar për situatën me Covid-19. Ministri Filipçe në rrjetin social Facebook, shkruan se vendi po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Ai apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat.  

“Sistemi shëndetësor këto ditë po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Situata në spitale është shumë e serioze, por me një riorganizim të mirë të reparteve, po hapen hapësira të reja për trajtim të pacientëve me Covid-19. Shërbimet spitalore po funksionojnë normalisht edhe për ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore, për pacientët me sëmundje kronike gjendja e të cilëve është përkeqësuar, për ekzaminimet e pacientëve të cilët duhet të monitorojnë rregullisht gjendjen e tyre shëndetësore. U bëj thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe e posaçërisht të rinjtë të mos grupohen që janë dukshëm më të infektuar në këtë vale”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.