Filipçe: Sigurojmë kushte spitalore për çdo pacient, nuk pres skenar italian

TË FUNDIT

Skenari italian si frazë shfrytëzohej atëherë  dhe ende shfrytëzohet sepse ka ndodhur në fillim të vitit të kaluar në Itali  kur nuk mund  të sigurohej mjekim spitalor për pacientët sepse spitalet ishin të stërngarkuara. Mendoj se edhe paraprakisht, por edhe tani skenar i tillë  nuk ka ndodhur në shtetin tonë. Sigurojmë vend për mjekim spitalor, vend që do të thotë furnizim qendror i oksigjenit  dhe formë përkatëse e terapisë, u përgjigj ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në pyetjen e gazetarëve nëse për momentin në shtet  ndodh skenari italian.

“Me sistemim të shpejtë, rotacion dhe koordinim që e kemi me drejtorët e spitaleve, sigurojmë mjekim spitalor për çdo pacient. Gjatë ditës së djeshme kishte zvogëlim të shifrave, ndërsa sot pritet edhe numri i personave pozitivë të jetë më i vogël”, deklaroi Filipçe.

Ai deklaroi se në lidhje me vaksinimin kanë plan të kenë qasje edhe ndaj personave  nga kategoritë e veçanta gjegjësisht persona të cilët janë pa sigurim shëndetësor, personat e pastrehë ose pa shtetësi. Filipçe shtoi se  në periudhën e fundit është siguruar mjekim spitalor edhe për personat të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor, pa pagesë të participimit.

Ministri i Shëndetësisë potencoi se nevojitet të vaksinohen numër sa më i madh i qytetarëve dhe definitivisht të gjithë të përfshihen në procesin e vaksinimit pa dallim të statusit.