Një pjesë e rregullave në Fondin e Sigurimit Shëndetësor tashmë janë ndryshuar, dukshëm është lehtësuar qasja deri te dokumentacioni. Megjithatë ka kërkesë edhe për ndryshim të konceptit dhe treguam pse ky koncept është me të vërtetë i mirë, të bëhet me të vërtetë vlerësim, mjek specialist nëse një pacient me sëmundje kronike duhet apo nuk duhet të jetë në shtëpi, të mungojë nga puna.
Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me kërkesën e të sëmurëve kronik për ndryshim të rregullores për pushim mjekësor. Ai tha se kur njëherë jepet ndonjë diagnozë e sëmundjes kronike kjo do të thotë se me terapi përkatëse ose me ndonjë metodë tashmë njeriu tërësisht është kthyer në aktivitetet e tij normale të jetës, mund t’i kryejë aktivitetet e përditshme të punës dhe të jetës, megjithatë ajo diagnozë mbetet.
Ai grup i pacientëve duhet të ndahet nga grupi i pacientëve të cilët me të vërtetë kanë problem, ndërsa janë bartës të shifrës së njejtë për diagnozë kronike. Ky është qëllimi të kufizohen këto dy grupe dhe të shmangen keqpërdorimet”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën spitalore në Shtip.
Potencon se në telefon komunikojnë me të sëmurët kronik. “Ajo që nuk ka pasur takim me prani fizike është të mbrohet shëndeti i pacientëve bartës të ndonjë sëmundje kronike”, shtoi Filipçe.
Në lidhje me kontrollet profesionale për pacientët të cilët kanë vdekur nga Kovid-19, tha se shtatë kontrolle profesionale bëhen në Odën e mjekëve prej të cilave të gatshme janë dy, mes të cilave edhe ai për 41 vjeçaren nga Berova, Rumenka Doviçinska, e cila në mes të nëntorit vdiq në repartin infektiv të Shtipit.
“Raportet tjera do të jenë në periudhën e cila vijon. Ata janë kolegët e njëjtë internistë, gjinekologë të cilët janë përfshirë në punën me kovid pacientët dhe janë mbingarkuar dhe me të vërtetë kuptoj pse u nevojitet pak më shumë kohë që t’i bëjnë këto raporte”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
