Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, prezantoi protokollin e përgatitur nga Komisioni për sëmundje infektive, për fushatën zgjedhore dhe për procesin e votimit. Protokolli parasheh masa dhe kufizime që rregullojnë fushatën zgjedhore të partive, aktivitetet e vecanta të partive, lëvizjën dhe tubimet dhe protkollin për ditën e votimit.
“Lidhur me fushatën zgjedhore, sipas Komisionit për sëmundje infektive, të gjitha aktivitete partiake duhet të zhvillohen duke respektuar distancën fizike, mbajtja e domosdoshme maskës dhe larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi. Gjatë çfarëdo aktiviteti duhet të respektohen masat e lartpërmendura. Tubimet në hapësirë të jashtëm dhe të mbyllur duhet të respektojnë këto masa. Fushata derë më derë gjithashtu duhet të respektoj këto protokolle, të ruhet distanca dhe mbajtja e maskave. Aktivitete partiake në hapësirat e partive dhe shtabet, gjithashtu duhet të respektohen masat e lartpërmendura si dhe dezinfektimi i hapësirave”, tha Filipçe derisa prezantoi masat që duhet të merren gjatë fushatës zgjedhore”, tha Filipçe.
Gjatë ditës së zgjedhjeve anëtaret e këshillave të votimit duhët të mbajnë mjete mbrojtëse, maska dhe doreza. Në hapësirat do të qëndrojnë me dritare të hapura dhe të kujdesen për ajrosjen e hapësirave. Në çdo vendvotim të ketë mjetë për dezinfektim për duart. Votuesit të presin në radhë në distancë prej dy metrave dhe gjatë hyrjes dhe daljes nga hapësirat e votimit t’i dezinfektojnë duart. Do të kërkohet nga Komisionin Shtetëtor për Zgjedhje për të shtuar edhe plus dy orë shtesë për të votuar qytetarët në mënyrë që të mos ketë grupime të qytëtarëve.
Protokolli është në 4 faza dhe të njejtat do të dërgohen tek kryeministri Oliver Spasovksi dhe presidenti Stevo Pendarovski.
