Filipçe: Nuk përjashtohet pasqyrë e rënë klinike edhe tek pacientët më të rinj

TË FUNDIT

Bëhet fjalë për virus i cili nuk i sulmon vetëm mushkëritë, por edhe organet e tjera. Edhe pse grupi më i moshuar i qytetarëve po i nënshtrohet gjithnjë e më tepër, megjithatë nuk përjashtohet forma e rëndë klinike edhe tek pacientët më të rinj, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Në konferencën për shtyp, në të cilën informoi se mes tre pacientëve të vdekur gjatë 24 orëve të fundit është edhe një pacient 40-vjeçar i cili nuk kishte pasur kurfarë sëmundje paraprakisht, Filipçe tha se pacientët kanë pasur pasqyrë të rëndë klinike.

“Manifestimi i sëmundjes ishte në formën më të rëndë. Bëhet fjalë për virus i cili nuk i sulmon vetëm mushkëritë, por edhe sistemet e tjera organike. Karakteristika është e tillë, mekanizmi i veprimit përmes një lloj të receptorëve specifik. Edhe pse  grupi më i rritur gjithnjë  më shumë i nënshtrohet sëmundjes, megjithatë nuk përjashtohet forma e rëndë klinike edhe tek pacientët më të rinj dhe për fat të keq epilogu me vdekje”, tha FIlipçe.

Lidhur me testimet, përsëriti se vendi ka bërë numër tejet të madh të testeve në një milion banorë dhe se qasja drejt testimit që tani po zbatohet, po jep rezultate të mira.

“Epidemiologët janë të mendimit se vetëm qasja e këtillë jep rezultate të mira, lë hapësirë minimale, praktikisht fare hapësirë për gabim, përkatësisht për rezultate të rrejshme negative që në fazë të epidemisë është momenti më i rëndësishëm”, tha Filipçe./TV21