Filipçe: Nuk ka ndryshim në vendimi për kërkesën e nënave

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, sot gjatë vizitës në Spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nëna Terezë” në Komunën e Çairit, edhe një herë konfirmoi se nuk ka asnjë ndryshim në vendimin për pushimin e lehonisë deri në fund të vitit.

“Nuk ka asnjë ndryshim në vendimin rrreth kërkesës së nënave për zgjatjen e pushimit të lindjes deri në fund të vitit”, u shpreh Venko Filipce – Ministër i Shëndetësisë.

Të enjten, nënat e fëmijëve deri në moshën 6 vjeç protestuan para Qeverisë për të shprehur revoltën e tyre për këtë vendim me të cilin nënat duhet të kthehen në punë, dmth pushimi i lehonisë nuk do të zgjatet.