Filipçe njofton për rekord të vaksinimeve: Covid-19 shpërndahet te të pavaksinuarit

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se dje është regjistruar numër rekord i qytetarëve të vaksinuar kundër Covid-19.

Gjithsej, 17.500 persona janë vaksinuar për një ditë.

“Numrin rreth 5000 qytetarë që do të vaksinohen brenda ditës me dozën e parë, duhet ta mbajmë sa më gjatë, me çka do të arrinim imunitet të lartë deri në fund të verës. Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe më e rëndësishmja të mbrohemi nga zhvillimi i keq i sëmundjes, hospitalizimi dhe vdekja. Epidemia gjithkund në botë për momentin është duke u shpërndarë te të pavaksinuarit, derisa përqindja e ulët e të vaksinuarve që infektohen me virus, e kalojnë në formë asimptomatike apo me simptome të lehta”, shkroi mes tjerash Filipçe në “Facebook”, transmeton TV21.

Ai ka ftuar për vaksinim, pasi siç thotë, është forma e vetme për të luftuar Covid-19.

TË NGJAJSHME